Shumica e popullsisë zvicerane nuk është në favor të rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen, pavarësisht luftës së vazhdueshme në Ukrainë, zbulon një sondazh i ri, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ata mbështesin planin ekzistues të qeverisë për të blerë avionë luftarakë zëvendësues.
Sondazhi në internet i publikuar të hënën nga grupi i gazetës Tamedia zbuloi se 45% e të anketuarve besojnë se buxheti i ushtrisë së vendit neutral, i cili aktualisht është 5 miliardë CHF, duhet të rritet.
Ndërkohë, 41% thonë se ushtria ka burime të mjaftueshme dhe 8% duan të ulin buxhetin e saj.
Rritja e shpenzimeve ushtarake mbështetet kryesisht nga mbështetësit e Partisë Popullore Zvicerane të krahut të djathtë (62%) dhe Partisë Radikale të qendrës së djathtë (61%). Por, ka opozitë të fortë nga e majta (73% e të Gjelbërve dhe 70% e Social Demokratëve thanë “Jo”).
Mes atyre që kërkojnë një rritje të shpenzimeve, gjysma thanë se buxheti duhet të rritet me 1-2 miliardë CHF, përcjell tutje albinfo.ch.