Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes së Bashkimit Evropian mblidhen sot në Bruksel, ku po diskutojnë për situatën në Ukrainë.
Diplomatët pritet të vendosin të tjera sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë ndalimin e importit të naftës dhe largimin e më shumë bankave nga sistemi financiar SWIFT.
Ministrat e mbrojtjes po diskutojnë për një strategji të re ushtarake që synon të përshtatë bllokun me realitetin e ri gjeopolitik.
Ndërsa të mërkurën do të zhvillohet samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s, ku pjesëmarrës është edhe presidenti amerikan, Joe Biden.