Gjermania ka hequr sot disa nga masat kufizuese mbarëkombëtare kundër koronavirusit, duke shkaktuar shqetësime, pasi vendi vazhdon të ketë një rritje të numrit të rasteve.
Duke filluar nga e diela, pasagjerët e hekurudhës ndërqytetëse nuk do të kenë më nevojë të tregojnë një dëshmi të vaksinimit, një test negativ të kohëve të fundit. Shumica e bizneseve gjithashtu nuk do t’u kërkojnë më punonjësve dëshmi të tilla përpara se t’i lejojnë ata në vendet e punës, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Sidoqoftë, shumë rregulla të tjera të epokës së koronavirusit, si nevoja për vendosjen e maskave në ambiente të mbyllura, do të mbeten në fuqi deri më 2 prill.
Përtej kësaj, shtetet thonë se vendimi i qeverisë federale për t’u dhënë fund rregullave mbarëkombëtare e bën vendin më të prekshëm ndaj sëmundjes.
Zbatimi i politikës shëndetësore mbetet ligjërisht në kompetencën e shteteve federale.
Ligjet e reja i lejojnë shtetet të përcaktojnë vatrat e infeksionit, në zonat me numrin më të lartë të rasteve, të cilat më pas mund t’u nënshtrohen rregullave më të rrepta shëndetësore.