Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.126 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.230.
Në total numri i rasteve aktive është 644.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 313 doza të vaksinës kundër COVID-19.