Në vitin 2021, 200 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në Zvicër. Zyra Federale e Rrugëve (Astra) në statistikat e saj të aksidenteve të trafikut ka regjistruar 3933 që kanë pësuar lëndime të rënda në rrugë, transmeton albinfo.ch.
Kështu, numri i viktimave është për 27 më i ulët se në vitin 2020. Nga ana tjetër, 60 persona më tepër kanë pësuar lëndime të rënda, në krahasim me një vit më parë.
65 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në vetura (71, një vit më parë), përcjell albinfo.ch. 738 kanë marrë lëndime të rënda ndërsa në vitin 2020 kishte 50 të lënduar rëndë, më pak.
Numri i viktimave në aksidentet me motoçikletaka rënë nga 52 në 47. Ndërsa numri i aksidenteve të rënda me viktima ose lëndime të rënda të personave midis 55 dhe 64 vjeç ka pësuar po ashtu rënie.