Ora ditore (DST) do të fillojë në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, më 27 mars, kur orët zvicerane do të ecin një orë përpara, pra duhet të zgjohemi një orë më herët, shkruan albinfo.ch.
Lindja dhe perëndimi i diellit do të jetë rreth një orë më vonë dhe do të ketë më shumë dritë në mbrëmje.
Ora do të ndryshohet prapë më 31 tetor, në orën 03:00 të mëngjesit.
Kujtojmë se shteti i Zvicrës në vitin 2019 propozoi që ora të mos lëvizet dy herë brenda vitit, por të qëndrojë e njëjta, por kjo nismë nuk u aprovua, pasiqë pandemia u bë tema kryesore në gjithë botën. /Albinfo.ch