Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka njoftuar se për shkaqe të probleme teknike, sistemi i aplikimit për pasaporta dhe letërnjoftime momentalisht është jashtë funksionit në shërbimin konsullor në Bernë, Gjenevë dhe Cyrih, përcjell albinfo.ch.
Ekipet e IT-së së MPB-së janë duke punuar ta rikthejne sistemin e aplikimit për pasaporta dhe letërnjoftime në funksion sa më shpejt që është e mundur.
Shërbimet e tjera të gjendjes civile apo aplikimi për fletudhëtime është duke funksionuar normalisht.