SHBA-ja do të ofrojë një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për sigurinë në Ukrainë, e cila, së bashku me këstin e mëparshëm prej 200 milionë dollarësh, do të përdoret për t’i siguruar Ukrainës sisteme mbrojtëse dhe armë për t’u përballur me agresionin rus, njoftoi sot presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë.
Administrata e Biden miratoi të shtunën rreth 200 milionë dollarë për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm me armë dhe municione në Ukrainë.
Biden tha se ai po përdor përsëri fuqitë e tij presidenciale për të aktivizuar një mbështetje shtesë prej 800 milionë dollarësh në sferën e sigurisë dhe për të ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë sulmin rus.
“Shtetet e Bashkuara kanë planifikuar mbi 1 miliard dollarë për sigurinë dhe mbrojtjen në Ukrainë, vetëm gjatë javës së fundit”, tha Biden.