32-vjeçarja nga Kosova që dyshohet se u vra nga burri i saj në Zvicër do të varroset nesër në Kosovë. Për varrimin e saj kanë njoftuar familjarët.
“Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se nesër, më 17.03.2022, në ora 14:00 në fshatit Shishman do të bëhet varrimi i të ndjeres Besjana (Agron) Rama”, thuhet në njoftimin e familjarit.
Në fundjavën që shkoi, një kosovar 35-vjeçar është arrestuar në Rappersëil-Jona (SG) nën dyshimin se ka vrarë gruan e tij. Dy fëmijët e çiftit dhe një fëmijë tjetër ishin gjithashtu në shtëpi në kohën e vrasjen, raportoi albinfo.ch.
Kosovari kishte raportuar në qendrën e thirrjeve emergjente të kantonit herët në mëngjes të së shtunës se sapo kishte lënduar rëndë gruan e tij. Kur policia ka mbërritur në banesë, gruaja 32-vjeçare, po ashtu kosovare, tashmë kishte ndërruar jetë.