Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin e Austrisë, Alexander Schalenberg, shkruan Albinfo.ch.
“Integrimi euroatlantik i Kosovës dhe njohja nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën është çelësi i një Ballkani Perëndimor të sigurt dhe të qëndrueshëm”, shkroi në Twitter Gërvalla.
Gërvalla shtoi se ka biseduar me Schalenberg në telefon për sfidat aktuale të sigurisë dhe marrëdhëniet dypalëshe.