Referuar të dhënave nga OKB-ja, më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, përcjell albinfo.ch.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara e migracionit tha të premten, më 11 mars, se më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina deri më tani.
Shifrat e fundit tregojnë 200,000 refugjatë shtesë që nga raporti i fundit deri më 10 mars.
Në anën tjetër, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha të premten se të paktën 1.85 milionë njerëz u zhvendosën brenda Ukrainës.