Skip to content

Me çfarë padie përballet Dua Lipa

Dua Lipa për një kohë të shkurtër është paditur dy herë për shkelje të të drejtave të autorit në lidhje me këngën e saj të vitit 2020, Levitating. Padia e parë u depozitua javën e kaluar nga grupi reggae nga Florida, Artikal Sound System dhe pretendon se Dua Lipa ka vjedhur këngën e tyre të […]

Dua Lipa për një kohë të shkurtër është paditur dy herë për shkelje të të drejtave të autorit në lidhje me këngën e saj të vitit 2020, Levitating.

Padia e parë u depozitua javën e kaluar nga grupi reggae nga Florida, Artikal Sound System dhe pretendon se Dua Lipa ka vjedhur këngën e tyre të vitit 2017 “Live Your Life”.

Një ankesë e dytë është paraqitur nga kompozitorët L. Russell Brown dhe Sandy Linzer. Ata pretendojnë se Levitating ka kopjuar Wiggle dhe Giggle All Night, një këngë disko e vitit 1979, si dhe këngën e vitit 1980 Don Diablo – një këngë për të cilën çifti mban të drejtën e autorit sepse kishte shkelur Wiggle dhe Giggle All Night.

Levitating, një single nga albumi i Dua Lipës i vitit 2020 Future Nostalgia, arriti kulmin në vendin e dytë në Billboard’s Hot 100 dhe u emërua kënga numër një në Hot 100 të vitit 2021. Sipas Billboard, kënga është gjithashtu edhe kënga më e gjatë në top 10 nga një artiste femër.

Pretendimi i Artikal Sound System lidhet me korin e Levitating, ndërsa Brown dhe Linzer pretendojnë se Dua Lipa kopjoi muzikën e tyre në vargun e këngës së saj hit. Dyshja përmendën popullaritetin e vargut hyrës të Levitating në padi, duke pretenduar se prona e tyre intelektuale ishte çelësi i suksesit të këngës.

Këto padi vjen në mes të një tjetër beteje ligjore të profilit të lartë në fushën e shkeljes së të drejtave të autorit në muzikë. Të martën, këngëtari Ed Sheeran u paraqit në gjykatë për të mbrojtur këngën e tij Shape of You nga një padi e ngjashme, raporton BBC.