Bashkimi Evropian ka një “detyrë morale” për ta bërë Ukrainën një vend anëtar dhe duhet të konsiderojë përdorimin e forcës ushtarake për të kundërshtuar agresionin rus, sipas Kaja Kallas, kryeministres së Estonisë, përcjell albinfo.ch.
Duke folur në samitin e BE-së në Strasburg, Kallas tha se BE-ja “ka ndryshuar më shumë në një javë sesa në 30 vjet” dhe bëri thirrje që Brukseli të investojë në teknologjinë më të fundit të mbrojtjes.
“Në rritjen e mbrojtjes evropiane, ne duhet të gjejmë konsensus brenda BE-së se, ndonjëherë, mënyra më e mirë për të arritur paqen është gatishmëria për të përdorur forcën ushtarake”, tha ajo, përcjell tutje albinfo.ch.