Presidentja Osmani dhe zëvendëskryeministrja Gërvalla- Schwarz diskutuan me ambasadorët dhe shefat e misioneve të Republikës së Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, dje kanë zhvilluar një takim virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve të Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet ndërkombëtare pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe ndikimit që ka ky agresion në rajon dhe Kosovë.
Presidentja Osmani në cilësinë e udhëheqëses të politikës së jashtme kërkoi angazhim shtesë nga ambasadat dhe përfaqësitë e Republikës së Kosovës në shtetet e akredituara në funksion të shtimit të mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën dhe nismat për anëtarësim në NATO dhe Këshill të Evropës.