Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet të shpallë ndalimin e importeve të naftës ruse nga SHBA-ja gjatë ditës së sotme.
Njoftimi pritet të vijë si sanksioni i fundit në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska, shkruan BBC.
Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të flasë sot për të “shpallur veprimet për të vazhduar ta mbajë Rusinë përgjegjëse për luftën e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës”.
Administrata e Biden-it ka qenë nën presion nga ligjvënësit amerikanë për të ndërmarrë këtë hap.