Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se organizata ka “forcuar ndjeshëm” praninë e saj në pjesën lindore të Aleancës në përgjigje të krizës.
Ai shtoi se NATO ka përgjegjësinë për t’u siguruar që konflikti të mos përhapet përtej Ukrainës ose të përshkallëzohet.
“Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë aleat”, ka shtuar ai./skynews