Mësohet se një shqiptare për herë të parë do të jetë në krye të Shoqatës së Policëve Shqiptarë në NYPD, transmeton albinfo.ch.
Kjo shoqatë nëpërmjet një njoftimi në Twitter ka shkruar:
“Urime Oficeres së Policisë, Jacqueline Marku është presidentja e parë femër e “Illyrian Society of Law Enforcement”. Oficerja Marku është një shqiptaro-amerikane e gjeneratës së parë, me rrënjë në Kosovë si dhe një oficere policie e gjeneratës së parë”, shkruhet në Twitterin e shoqatës, të cilin e ka shpërndarë edhe vetë Marku.
Congratulations to Police Officer
Jacqueline Marku on becoming the first female President of the #NYPD Illyrian Society. Officer Marku is a first generation Albanian-American with roots in #Kosovo as well as a first generation Police Officer.#womenshistorymonth #NYPD #Albanian pic.twitter.com/K8GL5W3Qqq— NYPD Illyrian Society (@IllyrianSociety) March 4, 2022