Mbi 6 milionë njerëz kanë vdekur në mbarë botën për 2 vjet, për sa zgjati pandemia Covid-19, shkruan Albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara, mbi 445 milionë njerëz u infektuan nga ky virus, derisa afërsisht 380 milionë u shërua.
Edhe përkundër faktit se intensiteti i kësaj pandemie ka rënë javët e fundit, brenda ditës vazhdojnë të vdesin mijëra të infektuar të tjerë.