Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës në shenjë solidarizimi me popullin e Ukrainës kanë vendosur pankarta para secilit deputet me mbishkrimin “Ne jemi me Ukrainën”, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu seanca e sotme e Kuvendit filloi me një minutë heshtje për viktimat e Ukrainës.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pikë e rendit të ditës do të jetë edhe “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”.