Ambasada zvicerane në Kiev është mbyllur që nga e hëna, konfirmohet nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (EDA).
Ambasadori dhe katër punonjësit e tij ishin larguar nga kryeqyteti “për shkak të situatës kërcënuese të sigurisë”.
Ambasada zvicerane ka mbajtur operacione të kufizuara deri të hënën, transmeton albinfo.ch. Të premten e kaluar, nëntë punonjës të ambasadës që nuk janë patjetër të nevojshëm dhe tre persona shoqërues që kishin qëndruar në vend, ishin larguar nga Ukraina.
Një grup i vogël njerëzish të lidhur me Zvicrën qenë evakuar gjithashtu.
EDA rekomandon në faqen e saj të internetit gjithashtu që të afërmit e mbetur zviceranë në Ukrainë të largohen nga vendi nëse “kjo duket e mundur dhe e sigurt”.