Sanksionet e reja të BE-së ndaj oligarkëve brenda rrethit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, kanë hyrë në fuqi pas publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare të BE-së të hënën.
Individët e listuar, sipas Dpa, përfshijnë Igor Sechin, CEO i gjigantit rus të energjisë “Rosneft” dhe Nikolay Tokarev, CEO i kompanisë së madhe ruse të naftës dhe gazit “Transneft”.
Persona të tjerë të shënjestruar përfshijnë të besuarin dhe violonçelistin e Putinit, Sergei Roldugin dhe zëdhënësin e shtypit të Putinit, Dmitry Peskov.
Sanksionet rezultojnë në një ngrirje të çdo pasurie që oligarkët kanë në BE, si dhe kufizime në lirinë e tyre për të udhëtuar brenda Bashkimit Evropian.