Maqedonia e Veriut ka vendosur t’u bashkohet vendeve evropiane për të vendosur sanksione kundër Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus mbi Ukrainën, shkruan Albinfo.ch.
Ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti, Bujar Osmani, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se edhe Maqedonia e Veriut do të ndalojë aeroplanët rusë nga hapësira e saj ajrore.
Ky veprim, sipas kryediplomatit të Maqedonisë, vjen si vendim për t’iu bashkuar vendeve evropiane.
Osmani e bëri këtë të ditur nëpërmjet një statusi në rrjetin Twitter, se me këtë vendim kanë vendosur t’i bashkëngjiten vendeve evropiane.