Forcat ruse kanë hyrë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, kanë raportuar zyrtarët e qytetit, teksa Rusia vazhdon luftën në këtë shtet.
Kryetari i administratës rajonale të Harkivit, Oleg Sinegubov, ka thënë të dielën, 27 shkurt se pajisje ushtarake “kanë hyrë në qytet” në ditën e katërt të pushtimit.
Raportimet janë konfirmuar nga Anton Herashchenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, i cili ka publikuar në platformën Telegram disa pamje që tregojnë makinat ruse duke lëvizur.
Sinegubov u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse duket se janë në qytet.
“Mos u largoni nga vendet ku jeni strehuar! Forcat e Armatosura të Ukrainës janë duke eliminuar armikun. Civilët nuk duhet të dalin nëpër rrugë”./rel