Bëhet e ditur nga Zyra për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara se janë raportuar 25 civilë të vdekur, si pasojë e luftimeve që prej të enjtes në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.
E njëjta zyrë raporton se 102 persona kanë mbetur të plagosur. Zyra për të Drejtat e Njeriut bën thirrje se viktimat dhe të plagosurit janë shkaktuar si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve ajrore.
Megjithatë një zëdhënëse e OKB-së tha se ky numër është paraprak dhe numri i vërtetë i viktimave e i të plagosurve mund të jetë më i madh.
Ndërkohë, zyrtarët ukrainas kanë raportuar se si pasojë e luftimeve kanë humbur jetën 137 persona, ushtarë dhe civilë.