Vendet në Evropën Lindore po bëjnë përgatitje për njerëzit që ikin nga Ukraina.
“Forcat e armatosura të Hungarisë do të kryejnë detyra humanitare si dhe do të mbyllin kufirin e Ukrainës me Hungarinë për të siguruar që asnjë grup i armatosur nuk mund të hyjë në territor”, tha ministri i Mbrojtjes, përcjell Albinfo.ch.
Për të, siguria e Hungarisë është më e rëndësishmja, transmeton AP.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njihet për qëndrimin e tij të ashpër ndaj migracionit.
Në të kundërtën, fqinji i të dyjave, Rumania, thotë se mund të pranojë gjysmë milioni refugjatë nëse kriza në Ukrainë përkeqësohet.