Sipas tij, Moska ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën.
“Askush prej nesh nuk do të mashtrohet” nga pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin, për Ukrainën” , tha Biden, transmeton Voa, përcjell Albinfo.ch.
Ai tha se sanksione të tjera mund të pasojnë nëse Putin vendos të avancojë më tej.
Presidenti Biden tha se po dislokonte gjithashtu forca amerikane drejt vendeve baltike në krahun lindor të NATO-s, pranë kufirit me Rusinë.