Norvegjezët ishin lider të garës me 37 medalje në Lojërat Olimpike, prej të cilave, 16 medalje të arta, shkruan albinfo.ch.
Gjermania ishte e dyta me më së shumti medalje, me 27 sosh, nga të cilat, 12 të arta.
Austria u rendit në vendin e 7-të, me 18 medalje (7 të arta).
Edhe sportistët zviceranë janë dalluar në “Lojërat Olimpike Dimërore Peking 2022”. Ata arritën të marrin 7 medalje ari deri tani. Në mesin e fituesve të medaljes së artë ishte edhe Lara Gut-Behrami.
Swiss Olympic Team është kthyer në shtëpi nga Lojërat Dimërore me medalje ari rekord në skijim alpine.
Ekipi solli në shtëpi 7 medalje ari, 2 argjendi dhe 5 bronzi, si asnjëherë më parë. Ky është zyrtarisht rekordi i medaljeve në një organizim të lojërave olimpike. /Albinfo.ch
