Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë.
“Vazhdojmë përgatitjet për pjesëmarrjen e trupave tanë në stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate ‘Dynamic Front 22’ që do të mbahet në Gjermani, të udhëhequr Ushtria Amerikane në Evropë. Kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë. Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët e tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global”, tha ministri Mehaj, transmeton Albinfo.ch.