Rezervimet e huaja për pushime kanë shpërthyer në Zvicër që nga heqja e kufizimeve shëndetësore javën e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Për 10 ditët e fundit, profesionistët e turizmit janë përballur me kërkesa të jashtëzakonshme dhe presin që viti 2022 të jetë shumë më i mirë se ai që i parapriu pandemisë.
Kjo mani tashmë ka një emër: “Udhëtim hakmarrjeje”.
Linjat ajrore në Zvicër po shohin gjithashtu një rritje të rezervimeve – për shembull, në Easyjet, shitjet e biletave u rritën me më shumë se 35 për qind javën e kaluar.
SWISS, nga ana e saj, po planifikon të zgjerojë shërbimet e saj këtë verë me 80 për qind, krahasuar me nivelet para pandemisë. /Albinfo.ch