Atletët zviceranë triumfuan në “Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022”, shkruan albinfo.ch.
Ata arritën të marrin 7 medalje ari deri tani. Në mesin e fituesve të medaljes së artë ishte edhe Lara Gut-Behrami.
Swiss Olympic Team është kthyer në shtëpi nga Lojërat Dimërore me medalje ari rekord në skijim alpine.
Ekipi solli në shtëpi 7 medalje ari, 2 argjendi dhe 5 bronzi, si asnjëherë më parë. Ky është zyrtarisht rekordi i medaljeve në një organizim të lojërave olimpike. /Albinfo.ch