Gjermania kaloi sërish një natë të stuhishme. Dy vetë humbën jetën, gjithsej në Europë 8 vetë u goditën për vdekje nga stuhia, përcjell albinfo.ch.
Në Hamburg të shtunën në mëngjes pati përmbytje si dhe qindra misione shpëtimi gjatë natës, njoftojnë forcat e shpëtimit në Gjermani, trenat u pezulluan. Stuhia tanimë ka kaluar drejt Baltikut.
Transporti hekurudhor dhe rrugor janë “paralizuar”, teksa energjia elektrike është ndërprerë në shumë zona.
Thuhet se dy nga viktimat ndërruan jetë pasi një pemë u përplas me forcë të madhe në makinat ku ata ndodheshin.
Gjithsej gjashtë persona u vranë në Evropë nga moti i keq dhe stuhia “Ylenia”.