Zvicër: Rregullat e udhëtimit mbeten në fuqi për jo-evropianët
0 Likes0 Share
Jo-evropianët duhet të paraqesin dëshmi të imunizimit të plotë
Edhe pse Këshilli Federal hoqi rregullat e mëparshme për hyrjen në Zvicër, ky lehtësim vlen vetëm për vizitorët nga vendet e BE/EFTA, shkruan albifo.ch.
Megjithatë, rregullat e udhëtimit mbeten në fuqi për shtetasit e vendeve të treta, sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM).
Jo-evropianët duhet të paraqesin dëshmi të imunizimit të plotë të administruar brenda 270 ditëve të fundit me një vaksinë të njohur në Zvicër: Moderna, Pfizer, Johnson & Johnson, Sinovac, Sinopharm dhe Covaxin.
Ata që nuk kanë marrë një nga vaksinat e miratuara nuk mund të hyjnë në Zvicër për momentin. /Albinfo.ch