Kryesia e Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë pati një organizim kulturor për të kremtuar 14 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë takim morën pjesë shumë personalitete të jetës shoqërore dhe politike, ndër ta Fahri Mahalla, Mustaf Rrahmani,Musa Kamenica – këshilltar në Kuvendin Komunal në Komunën e Lozanës dhe kandidat për deputet në kantonin Vaud, Jeton Hoxha – këshilltar në Komunën Renens dhe kandidat për deputet në kantonin Vaud, Naim Smakiqi – këshilltar në Komunën Renens si dhe shumë e shumë personalitete të tjera.
