Duket se atletet femra të Zvicrës po triumfojnë në “Lojrat Olimpike Dimërore Pekin 2022”, shkruan albinfo.ch.
Ato arritën të marrin 4 medalje ari deri tani. Fituese ishin Lara Gut-Behrami, Corinne Suter, Mathilde Gremaud dhe Michelle Gisin.
Vlen të theksohet se në “Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022” medaljet për Zvicrën deri tani janë 12 medalje gjithsej, 5 prej tyre janë ari, 1 argjend dhe 5 medalje të tjera janë bronzi. /Albinfo.ch