Në rast se nuk i keni ndjekur zhvillimet e lajmeve dje, ja një përditësim mbi rezultatet e votimit:
Pothuajse 56 për qind e votuesve dhe 15 nga 26 kantonet e Zvicrës mbështetën ndalimin pothuajse total të reklamimit të duhanit.
Gati 80 për qind e kundërshtuan një ofertë për ndalimin e të gjitha testimeve të kafshëve.
62.7 për qind refuzuan një propozim për heqjen e taksës së pullës për kompanitë zvicerane.
54.5 për qind votuan kundër propozimit të qeverisë për të ofruar ndihmë financiare për mediat publike.
Dhe, në votimet lokale, 74.7 për qind e banorëve të qytetit të Bazelit hodhën poshtë një iniciativë – propozimi i parë i tillë në botë – për t’u dhënë primatëve (lexo: majmunët) të drejtat themelore të njeriut.