Pas numërimit të votave në të gjitha kantonet, rezultatet përfundimtare janë në dispozicion. Kështu, paketa mediatike, gjegjësisht për ndihmën shtetërore mediave ka humbur (54.6% Jo), iniciativa për ndalimin e eksperimentimit me kafshë ka humbur rëndë (79.1% Jo) ndërsa ligji për taksën e pullës (vulës) po ashtu ka humbur bindshëm (62.7% Jo).
Nga ana tjetër, Nisma për ndalimin e reklamimit të duhanit është pranuar me 56,6% vota pro.
Këshilli Federal ka komentuar rezultatet e votimit në një konferencë për media, të mbajtur pak më parë, transmeton albinfo.ch. Pakoja mediatike ndoshta ishte e mbingarkuar, ka deklaruar ministrja Simonetta Sommaruga duke arsyetuar humbjen e iniciativës përkatëse.
Iniciativa është refuzuar para së gjithash në Zvicrën gjermanishtfolëse. Për shumë njerëz, paketa ndoshta ishte e mbingarkuar. “U krijua edhe përshtypja se prej saj do të përfitonin veçanërisht botuesit e mëdhenj.
Sommaruga ka përfunduar duke thënë se mediat në Zvicër po bëjnë punë të rëndësishme – dhe se ato mbeten të rëndësishme për një demokraci funksionale.