Sot, në Bernë është mbajtur një konferencë për media, ku ekspertët nga institucione të ndryshme federale kanë dhënë informacionet më të reja në lidhje me pandeminë.
Ndër të tjera, aty është bërë e ditur se sipas Task Forcës Shkencore federale vlera R (e riprodhimit) është nën 1 për herë të parë pas një kohe të gjatë, transmeton albinfo.ch. Të kujtojmë: në fillim të pandemisë, në vitin 2020 kjo vlerë ka qenë 4.5.
Po ashtu ekspertët kanë vënë theksin edhe në “Long Covid” (Covid-i i gjatë) i cili është një temë e rëndësishme në vazhdën e pandemisë. Rreth 25 nga njëqind njerëz vuajnë gjithashtu nga një dëmtim i shëndetit të tyre, deri në gjashtë muaj pas infeksionit, shkruan srf.ch.
Për sëmundjen Long-Covid bëhet fjalë nëse simptomat e para shfaqen më herët se tre muaj nga infeksioni Covid-19 dhe vazhdojnë për më shumë se dy muaj.
Pacientët dhe të afërmit e tyre do të kenë mundësinë të shoqërohen gjatë sëmundjes përmes platformës së re “Rafael”. Kjo platformë do të prezantohet të mërkurën.
Shërbimit ndihmës të ushtrisë po i vjen fundi, u tha në konferencë. Sipas Flavien Schaller, pjesëtarët e ushtrisë janë të vendosur në kuadrin e ofrimit të ndihmës për luftimin e koronavirusit, vetëm në pesë kantone.
Pavarësisht nga numrat në rënie dhe vlera më e ulët R, këshillohet kujdes, thotë Virginie Masserey nga BAG.
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 26,761 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 29,253 dhe është 18 për qind më pak se në javën e kaluar.
BAG ka raportuar 25 raste të reja të vdekjes ndërsa mesatarja 7-ditore është 15 vdekje.