Fshati Cërvicë në Kërçovë tashmë i ka rrugët e zbrazura.
Nga afro tre mijë banorë sa kishte dikur, tani ky fshat ka vetëm 600 banorë, kjo sepse pjesa dërmuese e tyrë janë larguar nga fshati dhe nga vendi, në shtetet e Evropës.
Banorët e mbetur janë kryesisht të moshës së shtyrë.
Arsyet e migrimit të këtyre banorëve janë politike, kushtet e pavolitshme, sistemi i drejtësisë dhe shëndetësia, raporton TV21 Maqedoni, përcjell albinfo.ch.