9 persona kanë humbur jetën në alpet austriake si pasojë e krijimit të ortekut, derisa autoritetet austriake paralajmëruan sot për rrezik “të konsiderueshëm” të ortekëve në perëndim të vendit, përcjell Albinfo.ch.
Sipas autoriteteve policore, tetë persona vdiqën në tri incidente të veçanta në shtetet Vorarlberg dhe Tirol të premten.
Në ortekun afër kufirit austro-zviceran, katër shtetas suedezë dhe udhërrëfyesi i tyre austriak humbën jetën, transmeton AA.
Sot, autoritetet e Tirolit raportuan vdekjen e një personi në afërsi të fshatit Schmirn në një ortek, kurse një tjetër person është zhdukur.