Një person në Britaninë e Madhe raportohet të ketë fituar xhekpotin prej 109 milionë paundësh në lotarinë EuroMillions, në shortin që u hodh mbrëmjen e së premtes.
Fituesi i ka “goditur” të 7 numrat dhe firma e lotarisë Camelot iu bën thirrje lojtarëve të kontrollojnë mirë biletat e tyre për të parë nëse janë ata fatlumët, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Ndonëse është një shumë e madhe, kjo nuk hyn në listën e 5 çmimeve më të mëdha të fituara në Britaninë e Madhe, ku rekordi shënohet në 2019, ku xhekpoti arriti 170 milionë paund.