Në një deklaratë për Euronews, gjigandi amerikan i mediave sociale konfirmoi se kishte çaktivizuar disa llogari të lidhura me separatistët pro-rusë.
Platforma ka njoftuar se videot e publikuara ishin në mospërputhje me rregullat e YouTube.
“Nëse konstatojmë se një llogari shkel kushtet tona të shërbimit ose udhëzimet e komunitetit, ne e çaktivizojmë atë”, u tha më tej, përcjell Albinfo.ch.
YouTube nuk tregoi se cilat nga rregullat e platformës kishin shkelur llogaritë.
Kanalet e prekura nga masa përfshijnë Qendrën e Informacionit të Republikës Popullore të Lugansk dhe faqen zyrtare të lajmeve të territorit të vetëshpallur të Luhansk.
Mbyllja vjen mes tensioneve të rritura midis Perëndimit dhe Rusisë për lëvizjet e trupave pranë Ukrainës.