U nisën nga Prishtina për në Bazel të Zvicrës, po nuk arritën në destinacionin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Kjo për shkak të një defekti në aeroplanin me të cilin ata udhëtonin.
Thuhet se pas diku 30-40 minutash fluturimi, aeroplani u rikthye prapë në aeroportin e Prishtinës, duke lajmëruar udhëtarët se ka një defekt. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Aeroporti i Prishtinës.
Mërgimtarët mbrëmë vonë janë rikthyer. Shumica e tyre kanë pasur reagime jo të mira dhe janë shprehur të maltretuar. /Albinfo.ch