Sipas vendimit, “në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen ndryshuese të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Kurshevë (Dragash)”, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Po ashtu është vendosur edhe për lehtësimin e procedurave dhe kushtet e marrjes së lejeqëndrimit të përkohshëm mes dy vendeve.
“Miratimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës synon lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e lejeqëndrimit të përkohshëm”, thuhet në relacionin që shoqëron këtë vendim.
Të dy këto vendime hyjnë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.