Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin mes profesionistëve shëndetësorë të Kosovës brenda dhe atyre që punojnë jashtë vendit.
“Ministri Latifi u shpreh edhe një herë falënderues për ndihmën që profesionistët që punojnë jashtë Kosovës e kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin shëndetësisë dhe vendit të tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Po ashtu bëhet e ditur se u diskutuan edhe planet e transformimit të shëndetësisë dhe mundësitë që profesionistët me veprimtari si individuale, ashtu edhe institucionale jashtë vendit, të kenë mundësi angazhimi dhe ndihme sa më të madhe për shëndetësinë e Kosovës.