Përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit vazhdojnë në Shqipëri. Zvicra kontribuon me kënaqësi përmes projektit ‘Shëndet për të gjithë’, transmeton albinfo.ch.
Ministrja Ogerta Manastirliu vizitoi një qendër shëndetësore të rehabilituar në Borizanë, Krujë, një nga përpjekjet e përbashkëta të fundit.
Zvicra ka ndërtuar edhe shkolla, kopshte dhe ka investuar financiarisht në ndërtimin e shtëpive të reja dhe riparimin e ndërtesave, pas tërmetit të vitit 2019. /Albinfo.ch


