Qeveria e Kosovës u ka vazhduar bashkëatdhetarëve, deri më 31 dhjetor të 2022-ës, mbulimin e polisave kufitare, njofton albinfo.ch.
Këtë e bëri të ditur kryeministri Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se mbulimi i policës kufitare do të vlejë deri më 31 dhjetor 2022 deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.
“Ky propozim vendim ka për qëllim subvencionimin e policës kufitare e cila vlen deri më 31 dhjetor 2022. Kemi të bëjmë me një vendim në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, në kuadër të kësaj kemi paraparë që të vazhdohet mbulimi i policës kufitare deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje”, tha Murati.