Ambasadat shqiptare në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë kanë ndërprerë punën për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia e koronavirusit.
Një gjë e tillë u bë e ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri.
“Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike”, thuhet në njoftim, transmeton Albinfo.ch.