Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 36,658 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 33,467 raste në ditë që është 26 për qind më shumë se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Në trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 21 ditë. Incidenca 14-ditore aktualisht është 4681.28.
BAG raporton 121 pranime të reja në spitale në 24 orët e fundit ndërsa mesatarja 14-ditore është 97 shtrime në ditë, shkruan srf.ch.
1973 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19. Kjo është 5 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 219 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv. Kjo është 18 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.