Skip to content

Behrami pritet të mbetet në futbollin italian, tri skuadra pas tij

Valon Behrami është larguar nga Genoa ditë më parë. Mesfushori nga Kosova kishte ende kontratë me klubin e madh italian, por ai e zgjodhi atë me marrëveshje me klubin. 36-vjeçari do të mbetet edhe më tej pjesë e futbollit italian, pasi për të ka oferta nga Serie B. Mediat në Itali kanë raportuar se janë […]

Valon Behrami është larguar nga Genoa ditë më parë.

Mesfushori nga Kosova kishte ende kontratë me klubin e madh italian, por ai e zgjodhi atë me marrëveshje me klubin.

36-vjeçari do të mbetet edhe më tej pjesë e futbollit italian, pasi për të ka oferta nga Serie B.

Mediat në Itali kanë raportuar se janë tri skuadra që po garojnë për t’i marrë shërbimet e Behramit nga Serie B italiane.

Tri ekipet pretendente për t’u futur në elitë, Monza, Brescia dhe Benevento janë duke biseduar me Behramin.

Lojtari është i gatshëm të mbetet edhe më tej pjesë e futbollit italian dhe pritet që gjatë kësaj jave të vendosë për njërën skuadër.