Ministria e Shëndetësisë nē Kosovë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes, derisa janë regjistruar 2.957 qytetarë që kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, njofton Albinfo.ch.
“Sot janë shëruar 458 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.705. Në total numri i rasteve aktive është 17.743. Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.806 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.